‘Zbulohet’ vendi që i siguron Putin’it 114 milionë euro në vit

Lideri rus, Vladimir Putin, asht adhurues i madh i gjanave me shkëlqim, ndërsa masivi  Kondyor në Siberinë lindore asht miniera e mineraleve të tij të preferueme.

Putini besohet se ka nji pasuni prej 150 milionë funte, tue i krijue mundësinë për me ba nji jetë mbreti.

E derisa bosi i Kremlinit kënaqet me pasuninë e deritashme, Daily Star raporton për burimin e tij të pashterrshëm të pasunisë.

Minerali i platinit

Fjala asht për masivin Kondyor, ku ka diçka ma të vlefshme se ari: platini!

Që nga koha e Bashkimit Sovjetik, nga aty janë gërmue 85 mijë tonelata të platinit.

Më 2011 nga aty janë nxjerrë dikun 3,500 kilogramë që vlerësohen në 100 milionë funte (114 milionë euro).

Ora e Putinit

Gërmimi aty nuk ndalet kurrë. Dhe, si dëshmi të “dashnisë” ndaj platinit, Putini ka nji orë nga ky metal që kushton jo ma pak se 464 mijë euro.

Kur ka nis shfrytëzimi i masivit, ekspertët thanë se ishte formue nga goditja e meteorit ose vullkanit.

Tue kërkue përgjigjen ata kuptuen se ky asht vend i metaleve të çmueme.

Gërmimet nuk ndalen

Platini vlen ma shumë se ari.  Në vit nxirren 160 ton platin në krahasim me 1,500 ton ar.

Kështu, Presidenti rus që ka nji flotë prej 700 kerresh dhe rreth 20 prona luksoze, nuk e ka pas problem me realizue pasuninë veç nga këto minerale të çmueme të Siberisë.

Nga Kremlini mohohen pretendimet e tilla tue thanë se ai ban jetë modeste dhe se kishte vetëm 100 mijë funte të ardhuna më 2015.

 

 

Shperndaje në: