Hahn vjen me nji deklaratë të ‘preme’ për Shqipninë dhe Maqedoninë

Komisioneri për Zgjanimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, kërkon arrestimin e “peshqve të mëdhaj”.

Në nji intervistë të dhanë për median gjermane “Stuttgarter-Zeintung”, Johanes Hahn deklaroi se nëse nuk do të ketë arrestime politikanësh, BE mundet me ndërpre procesin e negociatave me Shqipninë.

“Unë mundem me kuptue skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipnia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashma të gatshme për pranim.

Megjithatë, reformat e nevojshme mund t’arrihen ma së miri gjatë procesit të pranimit.

Merrni shembullin e korrupcionit.

Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nji situatë ligjore që asht e krahasueshme me tonat.

Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupcionit vërtet sjellin para drejtësisë peshqit e mëdhaj që nuk kursehen.

Pa progres në këtë drejtim, na mund të ndërpresim negociatat.

Pra, na mund të kapërcejmë gjendjen ende të paknaqshme të sistemeve ligjore në Shqipni dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit”, deklaroi Hahn.

 

Shperndaje në: