Çfarë ushqimi duhet me hangër në Ramazan?

Ndryshimi i zakoneve të ushqyemjes në muejin e Ramazanit mundet me shkaktue edhe probleme shëndetësore.

Koha e gjatë e ngjinimit dhe nji ushqyemje e gabueme shkakton ngadalësimin e metabolizmit, çrregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, lodhje, nervozizëm, dhimbje kreje dhe probleme në tretjen e ushqimit.

Çka duhet pasë kujdes për nji muej të shnetshëm Ramazani?

Duhet me u çue patjetër në syfyr, sepse koha e ngjinimit asht e gjatë. Nëse në syfyr hani ushqime të pasuna me karbohidrate, keni me kalue diten ma nervozë.

Mundeni me hanger bukë me djathë, ullij, vo dhe tambël ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopun. Mundohuni me qendrue larg gjanave të skuquna dhe produkteve me yndyrë.

Në iftar prisheni ngjinimin me ujë dhe mandej me nji supë të ftoftë ose të ngrohtë me nji copë buke. Nëse mundeni, bani nji pushim prej 20 minutave mbas supës dhe mandej vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mundeni me shoqnue me shumë pak pilaf ose makarona simbas dëshirës.

Për me plotësue nevojën e trupit për proteinë, në iftar hani mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqnoni me nji sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë keni me i parandalue problemet e tretjes, dhe e ekuilibroni sheqerin në gjak.

Në Ramazan duhet me pi ma shumë langje. Pimja e 2-2,5 litra ujë nuk duhet me u ba vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes kohëve të ushqimit.

Shperndaje në: