Qe kush ka mujt me incizue momentin e vrasjes së Ivanovic!

Momenti i vrasjes së liderit të SDP’s në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanovic, ka mujt me u incizue nga kamerat e dronëve të misionit të KFOR’it në Kosovë.

Kështu të paktën shkruen gazeta serbe, “Novosti”, e cila tue iu referue burimeve të saj citon se dronët të cilët fluturojnë vazhdimisht mbi qiellin e Mitrovicës mund ta kenë incizue momentin e krimit, dhe kjo do të paraqiste prova të mjaftushme për zbardhjen e kësaj vrasje.

Sidoqoftë, kjo gazetë shkruen se këto video-incizime nuk janë përdorë në hetime.

Gjithsesi, “Novosti” shkruen se mundësia e vetme që dronët e KFOR’it mund mos ta kenë incizue momentin në fjalë, do të ishte nga mjegulla e dendun në ditën e vrasjes, edhe pse siç citon kjo gazetë, nga meteorologët ishte ba e ditun që dukshmënia mëngjesin e 16 Kallnorit ishte mjaftë e mirë.

Shperndaje në: