A e keni dijtë që këto 9 gjana nuk lejohen në Arabinë Saudite!

Kjo asht lista e gjanave që ju nuk lejohet me i ba në Arabinë Saudite:

1) Filmat porno

Me pasë filma porno në telefonin, tabletin apo kompjuterin tuej mundet me të shkaktue probleme shumë serioze në Arabinë Saudite. Edhe ilustrimet e veshjeve të ndryshme të njerëzve, e sidomos femnave, janë të ndalueme.

2) Me i fotografue ndërtesat

Nëse mendoni se ju kur shkoni në pushime jeni të lejuem të fotografoni gjatë tanë kohës, ju jeni shumë gabim. Fotografimi i ndërtesave qeveritare, bazave ushtarake dhe pallateve asht i ndaluem.

Gjithashtu ju nuk duhet të fotografoni njerëzit vendas pa lejen e tyne dhe kurrë mos e drejtoni kamerën nga femnat.

3) Me hangër bukë, pimja e ujit apo langjeve si dhe pimja e duhanit në publik janë të ndalueme në Ramazan

Ramazani asht mueji i 9 i kalendarit Islamik dhe kjo don me thanë se duheni me ngjinue për 4 javë. Prandaj, asht e ndalueme me hangër, me pi ndonji gja, përfshi edhe duhan, gjatë muejit të Ramazanit.

4) Sandwich me produkte derri

Në Arabinë Saudite asht e ndalueme importimi i produkteve të derrit, prandaj me ba ushqime që përfshijnë mish të derrit nuk lejohet.

5) Ndalohet me u veshë me të kuqe në ditën e Shën Valentinit

Asht raportue se dyqanet e luleve dhe të dhuratave janë të ndalueme të shesin trandafila të kuq, apo ndonji produkt me formë të zemrës në ditën e Shën Valentinit.

6) Me shkue në kinema

Nëse dëshironi me e kqyrë filmin e fundit të James Bond apo çfarëdo filmi, atëherë kjo asht e ndalueme. Thuhet se shikimi i filmave në kinema mundet me ba që çiftet martesore të kenë probleme me vete për shkak të skenave të ndryshme, prandaj edhe asht e ndalueme.

7) Me mësue ndonji instrument në shkollë

Piano gjithmonë duket bukur në CV’n e ndonjanit. Por, ligjëratat muzikore janë të ndalueme në forume publike dhe prandaj nëse ju mësoni, ju keni me pasë probleme serioze…

8) Me shkue në fitnes nëse je femën

Nëse brengoseni se jeni mbipeshë atëherë ju duhet të improvizoni diçka në shpi mbasi që fitneset private janë të ndalueme për femnat.

9) Asht e ndalueme me pi alkohol gjatë udhëtimit për në Arabi

Mos shkoni në Arabinë Saudite nën ndikimin e alkoholit dhe kurrë mos pini në aeroplan. Dënimet për posedimin apo tregtimin e alkoholit janë aq të rrepta sa rezultojnë me burgim.

Shperndaje në: