Pse ndryshon data e fillimit të Ramazanit?

Sot në Kosovë ka fillue mueji i Ramazanit, apo mueji ku besimtarët myslimanë nga lindja e deri në perendim të diellit heqin dorë nga ushqimi dhe pija.

Data e fillimit të Ramazanit për çdo vit shkon mbrapa për 11 ditë. Arsyeja për këtë asht mbasiqë kalendari islamik asht i bazuem në ciklet e Hanës, kurse kalendari gregorian (që e përdorin shumica e shteteve të botës perendimore) asht i bazuem në diell.

Për shkak se të dy kalendarët nuk përputhen në mes vete, egziston ndryshimi prej 11 ditësh çdo vit.

Kalendari islamik asht nji kalendar hanor. Nuk ka nji sasi të caktuem ditësh. Kalendari hanor pasqyron ciklet e Hanës dhe përpiqet të përshtatet me nji kalendar diellor me 12 cikle.

Ramazani asht emni i muejit të nandë të kalendarit islamik.

Shperndaje në: