Shpërthehet mjeti i dyshimtë te Spitali i Pejës, ishin evakuue edhe pacientët

Si pasojë e dyshimeve për nji mjet shpërthyes (bombë) në oborrin e Spitalit Rajonal të Pejës, Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka kërkue evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik në këtë qytet.

Por, mjeti i dyshimtë del se nuk ishte shpërthyes.

Këtë e ka konfirmue për Metro, zadhanësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj i cili tha tashma se janë kry testet nga Njisitet e dominimit të KFOR’it, dhe ka rezultue që nuk kishte të bante me mjet shpërthyes.

‘Janë marrë të gjitha masat, dhe ka rezultuar që nuk ka qenë mjet shpërthyes. Është krye domethënë shpërthimi kontrollues i mjetit nga Njësitet e dominimit të KFOR’it, por ka dalë që është një pajisje tjetër’, tha Ibraj.

Spitali Rajonal i Pejës përmes nji njoftimi kishte ndërpre edhe vizitat tek pacientët, e kjo për shkak të situatës së krijueme.

 

Shperndaje në: