Tusk në Sofje: Samiti riafirmim për perspektivën europiane të Ballkanit

Samiti BE – Ballkani Perëndimor, i cili mbahet në Sofje të Bullgarisë nesër, asht nji mundësi për me riafirmue perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot në Sofje Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Ai shprehu bindjen se samiti i nesërm, në të cilin kanë me u takue liderët e BE’s me ata të Ballkanit Perëndimor, për herë të parë mbas 15 vjetësh, “kanë me i sjellë miqtë nga Ballkani Perëndimor ma afër BE’s”.

“Duam të shfaqim se jemi të interesuar për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të rajonit, këtu dhe tani. Investimi në infrastrukturë dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore në rajon është në interesin më të madh të BE-së, që në fakt është qëllimi i samitit, që t’i afrojmë miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor sa më afër BE-së”, tha Tusk në konferencën për mediat në Sofje.

Ai ka komentue edhe vendimet e fundit të Presidentit amerikan Donald Tramp, më saktësisht tërheqjen nga marrëveshja me Iranin, tërheqja nga marrëveshja për klimën dhe zhvendosjen e ambasadës në Kuds, por edhe për taksat mbi çelikun dhe aluminin, raporton AA.

 

Shperndaje në: