Lajmi i fundit nga Shqipnia, pritet shkarkimi i Ministrit të Mbrendshëm!

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Ministri Fatmir Xahfaj po zhvillojnë nji takim me Presidentin shqiptar Ilir Meta, në ambientet e Presidencës, në kuadër edhe të mbledhjes së radhës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Bashkë me Ramën dhe Fatmir Xhafajn janë edhe anëtarë të tjerë te këshillit të sigurisë kombëtare.

Takimi zhvillohet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i lanë në agjendë dy javë ma parë.

Nga sa ka mësue Mapo.al, Presidenti Meta, e ka mbledh Këshillin e Sigurisë rreth orës 16:00 dhe po diskutohet për akuzat ndaj Ministrit të Mbrendshëm, Fatmir Xhafaj dhe për arrestimin e ish-Ministrit Saimir Tahiri.

Burime bajnë me dije se tashma asht vendos largimi i Fatmir Xhafës, i implikuem së fundmi me vllaun e tij në trafik droge.

Por ashtu si Tahiri, Xhafa ka me ecë i shoqnuem me ndryshime radikale në Qeveri, ndryshime që Rama ka vendos me i ba në Shtator.

Kjo për me përfitue nga mungesa e vëmendjes politike në verë dhe shoqnimi me idenë se po rifreskohet Qeveria dhe Xhafa nuk po shkon si trafikant.

 

 

Shperndaje në: