Thaçi arrinë në Sofje të Bullgarisë (foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka arritë në Sofje, në hotelin ku shteti bullgar ka akomodue shumicën e liderëve të shteteve të BE’s dhe të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi asht pa sonte tue zbrit afër hotelit Marinela, shumë afër qendrës ku nesër ka me u mbajt Samiti i Sofjes, i cili po vlerësohet si nji prej samiteve ma të randësishme në këto 15 vjetët e fundit.

Samiti i BE’s dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka me nisë punimet nesër dhe pjesë e tij janë pothuejse të gjithë liderët e 28 shteteve anëtare të BE’s dhe liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi, i cili e kryeson delegacionin kosovar, në margjina të këtij samiti pritet me zhvillue edhe takime bilaterale me liderë shtetnorë të vendeve të Bashkimit Europian, kurse nesër mbasdite ka me marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botnor që organizohet në Sofje.

Në të kaluemen, në samite përafërsisht të kësaj natyne, Kosova ishte prezentue nga shefat e UNMIK’ut.

Në Samitin e Zagrebit në vitin 2000, Kosova ishte përfaqësue nga Bernard Kouchner, kurse në Samitin e Selanikut nga Michael Steiner.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit po konsiderohet si historike.

 

 

Shperndaje në: