E pranon Vucic: Planin e Përendimit për Kosovën e kam n’dorë!

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka konfirmue në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor,  sot mbasdite, se e ka pranue nji plan të pregaditun nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës.

B92 raporton se kjo asht hera e parë që Vucic e ka thanë këtë publikisht – mbas disa ditësh spekulimesh në media se Perëndimi “po e kërcënon dhe po e shantazhon atë dhe Serbinë”.

“Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mue. Ka pas presion ndaj Serbisë për pesë vjet tash sepse Perëndimi po e dëshiron Pamvarësinë e Kosovës. Na nuk e duem. A na obligon kjo? Jo. A asht pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse ka me pranue diçka që ka me ju përshtatë opinionit serb, kisha me dalë para popullit, por kam pranue vetëm sheja”, tha Vucic, shkruen lajmi.net.

“Na e kemi nji plan të caktuem, por nuk jam i kënaqun me detaje të caktueme. Jemi në kërkim të nji zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka përfundue ai.

 

Shperndaje në: