Hoxhaj në RROKUM flet për rrjetet sociale dhe sigurinë kibernetike (video)

Mentor Hoxhaj, udhëheqës i CSP’s, i ftuem ne emisionin ‘Dite Mbas Dite’ te Televizionit Rrokum, ka fole për temën: Siguria kibernetike dhe rrjetet sociale.

Ai ka thanë ndër të tjera se ndikimi i rrjeteve sociale ne jetët tonë të përditshme asht mjaft i madh, tue shtue se na jemi pothuej gjithnji e ma shumë shfrytëzues të kësaj teknologjie informative.

“Rrjedhimisht pothuej të gjitha të dhanat tona tashma, i kemi në pjesën e tekonologjisë informative”, tha Hoxhaj.

Ai ka thanë se asht mjaft e randësishme qe këto të dhana me qenë të sigurta, dhe se kjo i bjen pak a ashumë edhe siguria e tekenologjisë informative.

Simbas tij, teknlogjia informative, pothuej çdo ditë futë të dhana dhe se tashma teknologjia asht tue ba revolucion në jetën tonë.

Hoxhaj ka thanë se postimet publike munden me u shfrytëzue nga gazetarët, dhe ne momentin qe bahet publik nji postim ne rrjete sociale, ajo nuk nenkupton ma shkelje te privatësisë.

Hoxhaj ka folë edhe tema tjera në lidhje me sigurinë kibernetike dhe rrjetet soaciale, por për ma shumë shihne videon e plotë. /RROKUM.TV

 

 

Emisioni i Plotë:

 

 

Shperndaje në: