Kjo asht deklarata e Ramës për ‘Shqipninë e Madhe’

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama ka thanë se vendi i tij e ka për obligim me i mbrojtë shqiptarët me jetue jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

Tue fol për Euronews, Rama ka thanë se shqiptarët në Ballkan kurrë nuk kanë qenë në pozitë ma të mirë se sot.

“Në Kushtetutën tonë, ne kemi detyrimin për të mbrojtur shqiptarët jashtë vendit kudo, por në të njëjtën kohë mendoj se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të mirë se sot, kudo që jetojnë. Pra, në Kosovë, ata kanë shtetin e tyre tani. Në Maqedoni, ata janë pjesë e një revolucioni të vërtetë në drejtim të ndryshimit të qasjes ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj popullit shqiptar. Në jug të Serbisë, shpresoj se kushtet e tyre do të përmirësohen, duke u bazuar edhe në faktin se serbët në Kosovë trajtohen shumë më mirë”, ka thanë Edi Rama për Euronews.

Rama ka thanë se asht kundër krijimit të “Shqipnisë së Madhe”.

“Unë gjithmonë kam thanë se kam nji andërr që na me u bashkue nën nji qiell të Bashkimit Europian dhe kurrë nuk kam andrrue për nji ‘Shqipni të Madhe’ sepse kam andrra të mëdhaja, për nji ‘Europë të Madhe’, me të gjithë shqiptarët mbrenda”, asht shpreh Kryeministri i Shqipnisë.

 

Shperndaje në: