Kjo asht deklarata e Thaçit para takimit me Mogherin’in në Sofje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në këto momente ka me hy në takim me Shefen për Politikë të Jashtme të BE’s, Federica Mogherini.

“Besoj se asht nji takim i randësishëm dhe pjesëmarrja e Kosovës asht e nji randësie të jashtëzakonishme historike”.

“Trajtimi i Kosovës asht i barabartë me të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thanë Thaçi për Klan Kosova.

“Është rrugëtim i sigurt për shtetin tonë. Kosova me hapat që po ndërmerr tregon se është një shtet stabil, shtet i progresit dhe reformave”.

“Në Samitin e Sofjes, Ballkani i Perëndimit dhe Kosova do të jenë në fokus”.

Sa i përket raporteve me Serbinë në këtë samit, Thaçi ka thanë se kanë me mbajtë raporte konstruktive dhe kanë me dërgue mesazhin se Kosova asht e pregaditun për fazën përfundimtare të dialogut, pajtimin dhe arritjen e nji marrëveshjeje të obligueshme, që kishte me nënkuptue anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në Samitin e Sofjes përveç liderëve kryesorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës kanë me qenë edhe liderët e vendeve ma të fuqishme të BE’s, si Gjermania dhe Franca.

Nga Kosova për në Bullgari kanë udhëtue Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

 

 

Shperndaje në: