Thaçi e Vucic ‘shkëmbejnë’ disa fjalë në Sofje

Presidenti serb, Aleksandar Vucic në praninë e Përfaqësueses së Naltë të BE’s për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka shkëmby disa fjalë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Vucic i ka thanë Mogherinit se Serbia asht gjithmonë e gatshme me vazhdue dialogun nëse ky dialog nënkupton gatishmëninë për zbatimin e marrëveshjeve.

Thaçi para takimit me Mogherinin tha se pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes asht e nji randësie të veçantë mbasi vendi ynë asht i barabartë me të gjitha vendet tjera në këtë Samit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor pritet me u takue nesër së bashku me liderët e vendeve ma të fuqishme të BE’s.

 

Shperndaje në: