Thaçi mbas takimit me Vucic’in: S’ka 100 përqindësh për askend (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirme se sot në Sofje e ka zhvillue nji takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic me ndërmjetësimin e Shefes për Politikë të Jashtme të BE’s, Federica Mogherini.

“Procesi nuk do të jetë fare i lehtë për Kosovën, as për Serbinë. Nuk do të ketë 100 përqindësh për askënd”, ka thanë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Do të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës”.

“Jam pothuajse i sigurt se procesi do të përmbyllet me një konkluzion ‘win-win’ (të dyja palët fituese), i cili nënkupton që edhe Kosova edhe Serbia të kenë të ardhme konkrete europiane”.

“S’do të ketë të humbun – edhe Kosova, edhe Serbia kanë me u ba pjesë e familjes europiane. Nuk do të cenohet njani ose tjetri shtet. Jam i bindun se ky proces ka me rezultue suksesshëm”, ka thanë Thaçi.

 

 

Shperndaje në: