Haradinaj deklarohet nga Sofje: Në fokus kemi liberalizimin e vizave

Nesër pritet me fillue Samiti i Sofjes ku ka mbledh përfaqësuesit e vendeve europiane dhe atyne të Ballkanit Perëndimor.

Në Sofje të Bullgarisë tashma ka arritë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Menjiherë mbas arritjes, Haradinaj asht deklarue se në këtë samit ka me qenë delegacioni i plotë i Kosovës, tue përmend këtu edhe Presidentin dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Është delegacioni i plotë dhe është një agjendë që lidhet me agjendën e Sofjes dhe me Viena Forum, pra është një agjendë e gjerë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Kreu i egzekutivit ka thanë se Raporti i Progresit ka arritë me i ba palë të këtij samiti.

“Mendoj se Raporti i Progresit na ka ba palë, pra jemi palë, kemi progresin integrues, por fokusin e kemi te liberalizimi i vizave”, ka shtue Haradinaj.

 

Shperndaje në: