Hahn vjen me nji deklaratë mbështetëse për Serbinë (foto)

Komisioneri për zgjanim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn ka publikue në profilin e tij në Twitter nji fotografi ku shihet me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic, pak para nisjes së punimeve të Samitit në Sofje.

Në mbishkrimin e fotografisë Hahn, ndër të tjera, flet për randësinë e Samitit të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se si ky samit: “ka me i dhanë nji ekstra shtytje Serbisë dhe Rajonit në rrugën për në BE”.

Komentues në fotografi e kanë parë atë si diçka tejet pozitive për Serbinë dhe anëtarësimin e saj në BE.

Hahn megjithatë nuk përmend askund detyrimet e Serbisë karshi Kosovës, simbas marrëveshjeve të Brukselit, ani pse ky vit mëtohet me qenë fundi i dialogut për normalizimin e  marrëdhanieve mes dy shteteve dhe pritet me pasë nji marrëveshje kornizë.

Kjo nuk asht fotografia e vetme me Vucic’in para Samitit.

AI ka ri-publikue edhe nji tjetër mjaft miqësore me të.

Shperndaje në: