Vucic i ‘zbulon’ dy kushtet për dialog me Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic sonte në Sofje në bisedë me shefen e diplomacisë së BE’s Federica Mogherini ka thanë se kushtet për vazhdimin e dialogut me Kosovën janë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe me tregue qartë se pala tjetër pranon kompromisin.

“Po, vijmë në dialog, mund ta caktoni kur të doni, por së pari duhet të përfundojë procesi i filluar dhe të formohet AKS-ja e kushti i dytë është që pala tjetër të jetë e gatshme për bisedime kompromisi. Të shkojmë në biseda dhe të na mbajnë fjalim për territorin, e ata vetëm territori u intereson, për këtë tashmë e kemi treguar qartë”, citon Tanjug fjalët e Vucic’it.

I pyetun a ka folë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ai ka thanë se me të ka këmby disa fjali kurtuazie.

 

Shperndaje në: