Trump ‘kërcënon’ Jong un: Marrëveshje, ose ju pret fati i Gaddafit!

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënue direkt Kim Jong’un se ka me pësue të njajtin fat si Muammar Gaddafi, nëse udhëheqësi koreano-verior nuk pranon “nji marrëveshje” mbi programin e armëve bërthamore të vendit të izoluem komunist.

Kreu i Shteteve të Bashkueme e l’shoi këtë paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë, kur u pyet nga reporterët në lidhje me sugjerimin e fundit që i asht dhanë nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, se “modeli libian” duhet me qenë model për marrëveshjen me Korenë e Veriut gjatë samitit historik mes Trumpit dhe Kimit të planifikuem për më 12 Qershor në Singapor.

Modeli që ju refere Boltoni ishte marrëveshja e Gaddafit në Dhetor të vitit 2003 për dorëzimin e programit embrional të armëve bërthamore, që përfshinte edhe lejimin e cetrifugave të uraniumit me u transferue në SHBA.

Por, Trump duket se nuk ka qenë në dijeni të kësaj marrëveshjeje, dhe e interpretoi “modelin libian” për me nënkuptue ndërhymjen ushtarake të NATO’s në vitin 2011 në Libi, në mbështetje të nji kryengritjeje, gja që çoi në vrasjen e Gaddafit nga ana e rebelëve në Tripoli.

“Modeli, nëse i referoheni atij me Gaddafin, ishte nji ekzekutim total. Na shkuem atje për me thy atë. Tash, ai model mund të përsëritet sërish nëse na nuk bajmë nji marrëveshje, që ka shumë gjasë me ndodhë. Por, nëse na arrijmë nji pakt, mendoj se Kim Jong-un ka me qenë tepër, tepër i lumtun”, tha Trump.

 

 

Shperndaje në: