Haradinaj përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik të Vjenës

Ka nis sot në Sofje të Bullgarisë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Forumi Ekonomik i Vjenës, po mbahet nën kryesimin e Bullgarisë e cila udhëheqë edhe me Presidencën Europiane, dhe në të cilën përveç Kosovës po marrin pjesë edhe Shqipnia, Maqedonia, Serbia, Bosna dhe Mali i Zi derisa nikoqir i këtij samiti asht Boyko Borissov, Kryeministër i Bullgarisë.

Bashkëpunimi Regjional, si pjesë e integrimit europian, realiteti i Ballkanit Perëndimor, pritjet dhe përgjegjësitë, janë temat e këtij forumi.

Forumi Ekonomik i Vjenës po shihet si nji platformë e mirë për me vendos bashkëpunim konkret ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në sesionin plenar të këtij forumi, Kryeministri Haradinaj ka me shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës dhe planet dhe pritjet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit.

 

Shperndaje në: