Këta janë 10 kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot kanë me votue për dhetë kandidatët të cilët muej ma parë i kanë hy garës për me u ba ‘gardian’ të Kushtetutës.

Konform aktit ma të nalt juridik të shtetit, për secilën nga pesë pozitat që kanë me u plotësue në Kushtetuese garojnë nga dy kandidatë.

Prej pesëshes që pritet me u zgjedhë nga Kuvendi, nji pozitë i takon komuniteteve pakicë në Kosovë.

Vullnetit të deputetëve kanë me ju nënshtrue: Nexhmi Rexhepi, Remzije Istrefi-Peci, Radomir Laban, Hajzer Salihu, Safet Hoxha, Bajram Latifi, Shkëmb Manaj, Vigan Qorroli, Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boricic.

Prej tyne, Radomir Laban dhe Nebojsha Boricic “luftojnë” ndamas nga të tjerët për vendin në Gjykatë.

Në rast se procesi shkon siç duhet, atëherë Gjykata Kushtetuese për herë të parë ka me qenë pa asnji ndërkombëtar, shkruen AktivPress.

Simbas rregullave, votimi i kandidatëve për gjyqtar kushtetues asht i msheftë.

 

Shperndaje në: