Thaçi: Kosova e ka mike Spanjën

Presidenti Hashim Thaçi thotë se e kupton qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës, megjithatë ai ia kujton shtetit spanjoll se Kosova nuk ka asgja të përbashkët me Kataloninë.

Prishtina e kupton vendimin e Kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, për të mos u ba pjesë e Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perendimor në Sofje, ka thanë Presidenti Thaçi për euroactiv.com

“Natyrisht, në asnji rrethanë nuk mund të tërhiqen paralele mes neve dhe Spanjës, sikurse që Kosova nuk asht si Katalonia”, asht shprehë Thaçi.

Tue folë për euroactiv.com, Thaçi ka thanë se Kosova ka ‘ndjenjë miqësore’ ndaj Spanjës.

“Na e respektojmë traditën demokratike në shtetin e Spanjës dhe gjithashtu integritetin e saj territorial”, ka thanë Thaçi.

“Na e kuptojmë ndjeshmëninë e çashtjes së Spanjës dhe do të vazhdojmë të qendrojmë shtete mike. Shpejt ose vonë na të gjithë do të jemi anëtarë të nji familjeje të madhe, në BE”, citohet të ketë thanë Presidenti Thaçi.

Shperndaje në: