Çka thojnë doktorët për ngjinimin?

Ngjinimi gjatë 1 mueji ndikon në tretjen e dhjameve të depozitueme gjatë 11 muejve dhe ndihmon në ranien në peshë.

Dr. Alexis Carrel (fitues i çmimit Nobel ne mjekësi – 1940), ne librin e tij “L’homme, cet inconu” (Njeriu , ky i panjoftun) thotë: “Gjate ngjinimit treten dhjamet dhe landet e tepërta te depozitueme ne trup, e mandej këto zavendësohen me te reja, kështu ndodh nji ripërtëritje ne trup.”

Ngjinimi ndihmon në lehtësimin e smundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, tue ulë kalimin e pjesëzave te vogla te patretuna mirë nga zorrët ne enët e gjakut.

Gjithashtu, ngjinimi ndikon tue normalizue sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet ne sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Ngjinimi përban nji periudhë pushimi për organet e sistemin tretës:

-Mëlçia pushon 4-6 ore,

-Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës,

-Zorrët, kane nji periudhë pushimi përsa i përket sekrecionit te langjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Shtresa Peyer, e cila ndodhet ne zorre, asht pjese e sistemit mbrojtës, gjatë ngjinimit bahet revizionimi mbi to dhe njeriu bahet ma i qëndrueshëm ndaj smundjeve qe kalojnë ne sistemin tretës.

-Mos-djegia e plotë e mbeturinave të landëve ushqimore në enët e gjakut shkakton damtimin dhe konsumimin e tyne, kurse gjatë ngjinimit, sidomos para iftarit, të gjitha landet ushqimore në gjak eliminohen.

-Veshkat gjatë ngjinimit pushojnë dhe ripërtërihen.

-Palca, gjate ngjinimit e shton sasinë e prodhueme të gjakut.

Shperndaje në: