SHBA po e konsideron si anmike Turqinë me këtë veprim!

Deputetët amerikanë kanë krijue nji ligj që ndalon shitjen e avionëve F-35 Turqisë mbasi Ankara ka vendosë me ble sistemin raketor mbrojtës rus.

Tue u tutë se qeveria e Recep Tayyip Erdogan po e rrit “gjithnji ditë mbas dite anmiqësinë dhe autoritarizmin”, deputetët amerikanë kanë ba thirrje për të ndalue shitjen ose transferimin e avionëve F-35 drejt Turqisë, raporton “RT”.

Turqia ka kërkue me i ble 116 njisi të F-35 në kuadër të marrëveshjeve të përbashkëta të programit luftarak të nënshkruem me 2014 dhe 2016. Dërgesat e avionëve të prodhueme nga kontraktori publik i SHBA’ve, Lockheed Martin, asht parapa të dërgojë më 2018-2019, por nji gja e tillë asht rrezikue dukshëm mbasi marrëdhaniet mes Ankarasë dhe Washingtonit janë përkeqësue mjaftueshëm kohët e fundit për nji numër çashtjesh të tilla si operacionet ushtarake turke në Siri dhe blemja e sistemit raketor mbrojtës S-400 nga Rusia.

Shperndaje në: