Vjen superlajmi – Era Istrefi, zani i himnit të Kompionatit Botnor Rusia 2018!

Ajo sapo ka dhanë nji super lajm për karrierën e saj.

 

Era Istrefi ka me ba kangën e Kampionatit Botnor te Futbollit.

Aktori e kangëtari i famshëm Will Smith ka me knue me Erën në këtë projekt në të cilin producent asht i famshmi DJ Deeplo, e xhirimet e spotit fillojnë nesër”, kanë thanë burime të afërta të këngëtares për Prive.

Era Istrefi, definitivisht po shkruen histori në botë.

Kampionati Botnor i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit ka me u zhvillue nga datat 14 qershor deri me 15 Korrik në Rusi, ndërsa kjo asht njana ndër ngjarjet ma të ndjekuna në botë, që mbledh me miliarda shikues, qofshin ose jo adhurues të futbollit.

Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, ka me qenë zani i këtij kampionati botnor, tue bashkëpune me nji artist ndërkombëtarisht të njoftun si Will Smith, e tue u rendit në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Përderisa bota ka me qenë tue pa futboll e tue ba tifo për shtetet e tyne, Kosova edhe pse jo në garë, ka me qenë prezente me zanin e Era Istrefit në himnin e Kampionatit Botnor- 2018.

 

Shperndaje në: