15 vjeçarja bjen nga banesa në Prizren, vdes në vend

Rreth orës 00:05 mbas mesnatës në rrugën “William Wolker”, në Prizren nji çikë e moshës 15 vjeçare ka humbë jetën si pasojë e ranies nga nji ndërtesë e nalttë. Lajmin e ka konfirmue Vesel Gashi nga Policia rajonale e Prizrenit.

Ai tha se viktima-femën ka ra nga nji ndërtesë me naltësi prej 25 metra tue pësue lëndime vdekjeprumëse.

“Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thanë Gashi.

Shperndaje në: