Me këto 4 ushtrime e bani barkun rrafsh (foto)

Me ba barkun rrafsh nuk asht zor nese hani shnetshëm dhe i bani disa ushtrime rregullisht.

Bright Side sjell për ju 4 ushtrime të thjeshta për me pasë nji bark perfekt vetëm në 4 javë:

1 – Mbajeni trupin të ngritun horizontalisht me bërryla dhe gishtat e kambës. Trupi duhet me ndejt në vi të drejtë kambë e krye.

2 – Mbështeteni veten me nji bërryl të vendosun poshtë shpatullës, derisa rrini i shtrime në njanën anë me kambët drejtë. Shtyni vithet dhe belin nalt tue ekuilibrue veten në krahun dhe kambën tuej derisa trupi krijon vi diagonale.

3 – Çojeni veten me duer e kambë si dhe me ngadalë vithet nalt dhe poshtë tue i përkul bërrylat.

4 – Shtrijuni me shpinë dhe shtyni pjesën e perparme të trupit nalt tue tërheq veten së bashku me krahë. Tendosni muskujt e barkut sa ma shumë që mundeni.

Shperndaje në: