Rasti ‘Medicus’ mbrojtja jep fjalën përfundimtare

Në ri gjykimin e mjekëve të klinikës “Medicus”, Lutfi Dervishit, i cili akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuem si dhe Sokol Hajdinit, i akuzuem për lëndim të randë trupor, sot pritet që fjalën përfundimtare me dhanë pala mbrojtëse.

Gjatë seancës së kalueme fjalën përfundimtare e kishte dhanë prokurorja e rastit Valeria Bolici e cila i kishte kërkue Gjykatës me konfirmue përgjegjësinë penale të Dervishit dhe të Sokolit dhe me i dënue ata simbas kufijve ligjor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij asht veçue, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënue nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ja kishte vërtetue dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ja kishte shtue vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5.

 

Shperndaje në: