Pence paralajmëron Jong-un: Gabon nëse mashtron Trump’in!

Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence ka paralajmërue liderin koreano-verior, Kim Jong-un, mos me “mashtrue” Presidentin amerikan, Donald Trump nëse takohen muejin e ardhshëm.

“Do të ishte gabim shumë i madh për Kim Jong nëse mendon që mund ta mashtrojë Donald Trumpin”, ka thanë Pence në nji intervistë për Fox News.

Pence ka thanë se ka mundësi që edhe Trump me u largue nga samiti i planifikuem më 12 Qershor.

Koreja Veriore ka kërcënue me largim nga ky takim mbas komenteve të Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Koreano-veriorët kanë reague me zemërim kur Bolton ka përmend “Modelin e Libisë” për denuklearizim.

Ish-lideri i Libisë, Muammar Gaddafi ishte pajtue me fuqitë Perëndimore më 2003 për heqje dorë nga programi bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Tetë vjet ma vonë ai asht vra nga rebelët e përkrahun nga Perëndimi. /REL

Shperndaje në: