E zbulon Thaçi: Kjo asht koha kur rifilllojnë bisedimet me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Budvë të Malit të Zi në kuadër të Forumit të Sigurisë “To be secure”.

Thaçi atje ka zhvillue nji takim me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore të SHBA’ve, Matthew Palmer, ku edhe i ka shpreh gatishmëninë për vazdhimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhanieve me Serbinë.

Mbas takimit, në nji prononcim të shkurt për Televizionin “N1”, Thaçi ka thanë se takimet e reja në Bruksel pritet me vazhdue gjatë gjysës së dytë të muejit Qershor.

“Besoj se në gjysën e dytë të Qershorit kemi me i pasë takimet e reja në Bruksel”, u shpreh shkurtimisht Thaçi.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë mbas arrestimit në Mitrovicë të drejtorit të ashtuquejtunës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, veprim ky që Beogradi zyrtar e kishte cilësue si të pamatun dhe kërcënim ndaj shtetit serb.

 

 

Shperndaje në: