Takimi historik me Jong-un, Trump e jep lajmin e keq!

Presidenti Trump thotë se samiti i tij historik me Kim Jong-un të Koresë së Veriut muejin e ardhshëm mundet me u vonue.

Deklarata asht ba teksa priste Presidentin e Koresë së Jugut Munin Jae’in, në Shtëpinë e Bardhë për me diskutue mbi Samitin.

Z.Moon “me gjasë ka me i tregue Presidentit Trump çka me pritë dhe çka mos me pritë nga Kim”, raportoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap.

Javën e kalueme, Koreja e Veriut deklaroi se mundet me anulue samitin nëse SHBA’t kambëngulin në heqjen dorë të armëve bërthamore në mënyrë të njianshme.

 

Shperndaje në: