Policët ja pshtojnë jetën nji fëmiu në qendër të Prishtinës

Policët e njisitit të biciklistëve kanë arritë që sot me ja pshtu jetën nji fëmiu në qendër të Prishintës.

Kjo mbasi i njajti kishte mbet pa ndjenja.

Policia ka ba të ditun se mbas dhanies së ndihmës së parë nga policët, fëmijës i asht kthy frymëmarrja.

 

Njoftimi i plotë:

 

Policia e Kosovës gjithmon afër qytetarit.

Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë informatë se në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë një fëmijë është duke humbur ndjenjat për shkak të asfiksionit.

Njësiti i Biciklistëve i policisë ka reaguar menjëherë dhe me shpejtësi ka arritur në vendin e ngjarjes.

Me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka vërejtur se fëmiut i’u kishte rrotulluar gjuha duke i shkaktuar probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë zyrtarët policor kanë filluar me dhënien e ndihmës së parë si dhe lirimin e e rrugëve të frymëmarrjes së fëmiut me ç’rast të njëjtit i është rikthyer frymëmarrja normale.

Me shpejtësi nga aty ai është dërguar nga ana e policeve për në shtëpinë e shëndetit në qendër përderisa më pas është transferuar në QKUK për trajtimin adekuat mjekesor.

Policia e Kosovës është e hapur dhe mirëpret tendencat e të gjithë qytetarëve për krijimin e reacionit të ndërsjellë për afërsi dhe bashkëpunim.

 

Shperndaje në: