Ky asht moti për sot e dy ditët e ardhshme!

Sipas parashikimeve gjatë ditës së sotme, temperaturat minimale kanë me u sill nga 12 deri në 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 25 gradë celsius.

Ditëve në vijim mbi vendin tonë ka me u formue zona jo stabile nga fushat e presionit të ulët të cilat janë shtri mbi Europën perëndimore dhe Mesdhe.

Nën këto kushte parashihet me mbajtë mot jo stabil, me vranësina dhe intervale me diell, e gjatë orëve të mbasdites dhe mbramjeve priten reshje.

23.05 – Paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje zhvillime të shtrëngatave me shi.

24.05 – Mot kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me shi. Gjatë ditës vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me bubullima.

25.05 – Mot pjesërisht i vranët. Në mesditë vende-vende priten reshje të dobëta shiu.

 

Shperndaje në: