Ka mobilizim për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Zavendësministri i Punëve të Mbrendshme, Izmi Zeka, ka theksue se anëtarësimi i Kosovës në Interpol mbetet nji nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

Ai ka thanë se nëpërmjet lobimit Kosova tashma asht pjesë e agjendës për votim në sesionin e ardhshëm të Asamblesë së Interpolit i cili ka me u mbajt në fund të këtij viti.

Në këtë intervistë për gazetën Epoka e re,  Zeka ka ba me dije se ka mobilizim të gjanë, në veçanti të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Punëve të Mbrendshme, për koordinim të procesit dhe hartimit të strategjive të lobimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Në këtë intervistë Zeka ka folë edhe për situatën e sigurisë në vend, për të cilën thotë se asht e qetë.

Ai ka pohue se Kosova ka arritë progres në luftën e kërcënimeve që rrjedhin nga terrorizmi.

 

 

Shperndaje në: