E thotë shkenca: Nji vo në ditë mban larg smundjet e zemrës

Ka qenë nji reklamë e famshme në vitet 1950, edhe pse ma vonë u ndalue mbasi nuk promovonte dietë të balancueme.

Por studiuesit thonë se duhet nji vo në ditë për me reduktue infarktin apo smundjet e zemrës.

Krahasimi asht ba me ata që e konsumojnë rrallë votë.

Simbas rezultateve të shkencëtarëve të Qendrës Universitare të Shkencës së Shëndetit në Pekin dhe Oksfordit, ka mjaft lidhje mes konsumit të nji voe, infarktit dhe smundjeve kardiovaskulare.

Në fakt studimi ka qënë vetëm vëzhgues, dhe simbas autorëve ndihmon në krijimin e nji diete të shnetshme.

Voja përmban proteina, vitamina, minerale dhe acide yndyrore thelbësore dhe ka pak acide të ngopuna.

 

Shperndaje në: