Modeli i dy Gjermanive, zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë

Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme në Beograd, Aleksandra Joksimovic, thotë se tashma asht e qartë se po i afrohemi fazës përfundimtare të procesit të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe beson se zgjidhja ka me qenë dikun simbas modelit të “dy Gjermanive”.

Joksimovic tregon se në “ofensivë diplomatike” për çashtjen e Kosovës janë edhe bashkësia ndërkombëtare, por edhe Beogradi, i cili, simbas saj, po kryen konsultime të randësishme me qendrat kryesore botnore.

Ajo thotë se bisedimet të cilat kohët e fundit i kishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic me politikanët kryesorë në Europë dhe botë, janë ba në atë drejtim që për çashtjen e Kosovës me u gjetë nji zgjidhje kompromisi, që do të knaqte të gjitha palët, por edhe që do të hiqte kriterin politik nga agjenda e integrimit europian për Serbinë.

“Kjo do të mundësonte që Serbia të përqendrohet në procesin e reformave dhe me hapa të shpejtë të lëvizë drejt integrimit evropian, ose të arrijë deri në vitin 2025 synimin strategjik të politikës së jashtme – integrimin e plotë në BE”, tha Joksimovic, përcjell Telegrafi.

Tue fol për takimet dhe intervistat e fundit të Presidentit serb, Joksimovic thotë se ai dërgoi nji mesazh të qartë.

“Mesazhi është se në Beograd ekziston vullneti politik për të lëvizur çështjen e Kosovës, që të mos mbetet një ‘konflikt i ngrirë’, por që në procesin e negociatave të jetë e kënaqur vetëm njëra palë”, tha ajo.

 

Shperndaje në: