A e filmuen vrasjen e Ivanovic kamerat në selinë e SDP’s!

Ksenija Bozovic,nga zyra e Prokurorisë në Prishtinë, ka thanë se kamerat e vendosuna në zyrat e partisë, nuk kanë regjistrue asgja në kohën kur asht vra Oliver Ivanovic, mbasi në atë kohë ato nuk kanë qenë tue punue.

Mëgjithatë siç raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’, thuhet se njana nga kamerat e vendosuna në zyrat e SDP’s,  ka punue rreth 10 minuta mbas vrasjes së Oliver Ivanovic, megjithatë ka regjistrue vetëm kerirn e ambulancës që ka ardhë dhe asgja tjetër, shkruan Periskopi.

“Nga burimet brenda KFOR-it dhe Prokurorisë, kam mësuar se kamera e cila ishte e vendosur në pjesën e përparme të zyrës së Oliver Ivanoviq nuk kishte punuar prej 12 ditësh nga data 4 janar. Por më pas ato kamera ishin aktive me datën 16 janar. Kishin punuar vetëm dhjetë minuta pasi u vra Oliver Ivanoviq, dhe kishin regjistruar vetëm ardhjen e ambulancës” ka thanë Bozovic bazue në atë që ka ndigjue mbrenda Prokurorisë, për agjencinë e lajmeve BETA.

“Autoritetet që po e hetojnë rastin kanë përgjegjësinë, për atë që nuk po na lejojnë të kemi qasje në pamjet e regjistrueme nga kamerat”, ka thanë Bozovic.

Oliver Ivanovic ishte vra me 16 Kallnor të vitit 2018, rreth orës 8 e 15 të mëngjesit në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicë.

Zeljko Bojic nga Policia e Kosovës ka thanë se i gjithë materiali nga kamerat e sigurisë asht marrë nga policia gjatë hetimit, dhe janë dërgue në Prishtinë për përpunim të matejshëm.

 

Shperndaje në: