‘Filma’ në Prizren: I del në pritë 3 personave, i gjuen me 4 plumba

Nji ngjarje si në filmat hollivudian ka ndodhë dje në nji katund të Prizrenit, ku nji person ka dalë nga kerri dhe jau ka pre rrugën tre personave që po kalonin me kerrin e tyne.

I dyshuemi ka shti katër herë në drejtim të kerrit ku gjendeshin tre persona, por nuk asht plagosë asnji.

Ngjarjen e ka konfirmue edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë ba të ditun se ngjarja ka ndodhë rreth orës 19:00 dhe në të ishin përfshi 4 persona.

Simbas Policisë, në vendngjarje janë gjetë katër gzhoja nga krismat, mirëpo plumbi kishte goditë vetëm gomën e kerrit.

“Rreth orës 18:53 minuta, në magjistrale të fshatit Lubizhdë ka ndodhur një tentativë për vrasje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm për pjesëmarrësit në komunikacion. Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari B. K. po lëvizte me automjet Audi A 3 nga Prizreni në drejtim të Suharekës, pasi e ka vërejtur veturën e viktimave që lëvizte nga krahu i kundërt, një Audi A 5 në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy bashkudhëtar ka ndalur veturën e tij, ka dalë prej saj dhe ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tyre me ç’ rast një plumb ia ka shpërthyer gomën. I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur”, thojnë nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, Policia ka ba të ditun se ka bastisë shtëpinë e nji të dyshuemi, mirëpo nuk ka arritë ta arrestojë personin e kërkuem.

Shperndaje në: