Tentim vrasje në Prishtinë, qëllohet me plumba kerri

Nji incident që ka mujt me marrë përmasa tragjike ka ndodhë në rrugën “Drenica” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftue se ankuesi mashkull ka informue se derisa ishte tue e drejtue kerrin e tij, mbas nji mosmarrëveshje në trafik me nji person tjetër, ky i fundit ka shti me armë zjarri në drejtim të tij tue e goditë në derën e mbasme të kerrit.

Nuk raportohet për të lënduem e as të arrestuem, përderisa rasti që ka ndodhë dje në ora 15.40, asht tue u hetue, thuhet në raportin e sotëm të rregullt policor.

Shperndaje në: