Ministri i Arsimit n’RROKUM: Po ‘bahet’ luftë për cilësi (video)

Ministri i Arsimit Shyqeri Bytyqi, ishte i ftuem në emisionin ‘Ditë Mbas Dite’ në Televizionin Rrokum.

Ai ka folë për temën: Çka po ndodhë me arsimin?

Ministri ka thanë se asht koha e fundit për me u invetsue në arsim, ngase në të kaluemen ma shumë asht investue në ifrastrukturë shkollore se sa në cilësi.

Simbas tij, cilësia në arsim, asht përparësia kryesore tash dhe synimi kryesor i dikasterit të tij.

“Tashma problemet i kemi pa dhe po punohet maksimalisht që me u rritë cilësia në arsim, e cila asht e ulët”, ka thanë Bytyqi në RROKUM.

 

 

Ai ka thanë se edhe me Shqipninë, kanë ba nji marrëveshje të rregullueme për 18 profesione, ku parashihet me u mbajt nji test i përbashkët si në Kosovë ashtu edhe në Shqipni.

Ministri i MASHT ka thanë se në këto marrëveshje priten me u ba edhe shkëmbime të kuadrove profesionale nga fakultete përkatëse.

Bytyqi ka fol edhe për shumë, tema por për ma shumë shihne videon e plotë. /RROKUM.TV

 

Emisioni i Plotë:

 

Shperndaje në: