Studimi britanik: Mbas orës 22:00 fikni telefonin, qe çka rrezikoni

Mbas orës 10:00 të darkës telefoni duhet fik.

Asht nji urdhën që prindët jua thonë fëmive adoleshentë, sidomos nëse kanë provime por në të vërtetë, vlen për të gjithë.

Simbas nji studimi skocez,  ata që kalojnë mbramjen dhe natën tue kontrollue rrjetet sociale, ka rrezik të bipolarizimit dhe çrregullimeve neurologjike.

Përveç këtyne pasojave të randa psikologjike, kush rri gjithë kohës “i lidhun” ndjehet ma i vetmuem dhe i palumtun.

Dhe këto pasoja vijnë për shkak të ndërpremjes së ritmit normal qarkullues, i cili do të donte që aktivitetet e zgjimit të përqendrohen në orët e dritës dhe ato të pushimit në errësinë.

Në të shkuemen këto rreziqe ishin zbulue nga disa studime të maparshme, por ky studim i ri i universitetit të Glasgovv, ka ba nji hap para tue mat damet fizike e psikologjike në shkallë të gjanë.

Studimi përfshiu 91 mijë persona, të moshës së mesme, mashkuj dhe femna, të cilëve ju vendosën sensorë për ritmet e tyne të gjumit dhe zgjimit.

Mes tyne kishte persona që çoheshin në mes të natës për me kontrollue Facebook apo kompjuterin.

Studimi i thelluem thotë se ata ishin ma në rrezik se të tjerët për me vuejt nga depresioni, dhe bahej fjalë për 6% të tyne, ndërsa 11% ma të prirun për problemet e bipolaritetit.

Ndërsa personat që nuk fikin kurrë smartphone, rezultojnë ma të palumtun, dhe niveli i mirëqenies së tyne ishte rreth 9% ma pak se ata që e fiknin telefonin ma herët.

 

Shperndaje në: