Dikur ishte dashnorja e Bill Clinton, por çka ban sot Monika Lewinsky (video)

Emni i saj lidhet me super skandalin e vitit 1998, kur u zbulue marrëdhania me Presidentin amerikan të asaj kohe Bill Clinton.

E tash rikthehet persëri në vëmendje Monika Lewinsky, emni i lidhun me Bill Clinton në periudhën e viteve 1995-1996, në kohën kur punonte në Shtëpinë e Bardhë.

Por çka ka ndodhë me Monika Lewinsky?

Monika ka ba nji karrierë të shkëlqyeme dhe ka qënë mjaft aktive në fushata të ndryshme, me tema sociale.

Në vitet mbas skandalit, organizoi nji reality show të quejtun “Personaliteti i Z”, për të cilin mori vlerësime pozitive nga kritikët.

Në vitin 2014, ajo foli për revistën “Vanity Fair” tue u shpreh se i vjen keq për çfarë ndodhi, dhe akuzoi Presidentin Clinton se e shfrytëzoi.

Megjithatë, në vitin 2005, Lewinsky vendosi me u largue nga publiku për me vazhdue shkollën për Psikologji Sociale në shkollën Ekonomike të Londrës.

Për vite me radhë, nuk u ba “e gjallë” për publikun.

Në vitin 2017, zgjanoi fushatën e saj kibernetike dhe mori pjesë në lëvizjen #Metoo, lëvizje që hedh dritë mbi sulmet seksuale dhe ngacmimet në internet.

Pamvarësisht dritës negative që e ka shoqnue nga viti 1998, dikur stazhiere në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky vazhdon me qenë aktive dhe ndikimi i saj në çashtjet dhe problemet sociale vazhdon me u rritë.

 

Shperndaje në: