A ka nevojë Kosova për zgjedhje të parakohshme, tregon Hoxhaj

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përjashtue mundësinë që në tryezat që po mbahen me u marrë edhe vendimi për zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita mund të pretendon, por nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne nuk mund të shkojmë në këto tryeza për zgjedhjet”, tha Hoxhaj në nji intervistë për RTK.

Hoxhaj tha se tryezat e organizueme nga partitë politike janë të domosdoshme.

“Asnjë parti nuk mund t’i mbyllë. Janë tema të ndjeshme. Tema e dialogut, do të jetë proces i vështirë, temë tjetër është Asociacioni, tema e tretë është me rëndësi është transformimin i FKS-së në Forca të Armatosura, Agjenda Evropiane është temë tjetër, tema tjetër është ndryshimi Ligjit për zgjedhje. Për këto kemi pasur arritje, por duhet të reformojmë sistemin zgjedhor. Për këto tema ka nevojë të kemi ndryshime”, tha ai.

Ma tej Hoxhaj, tha se dialogun me Serbinë duhet me udhëheqë Presidenti Thaçi.

 

 

Shperndaje në: