Haradinaj denoncon publikisht nji person që po thirrej në emnin e tij (foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka denoncue publikisht nji person që po thirret në emnin e tij.

Nëpërmjet nji njoftimi në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka thanë se ky person, tash për tash i panjoftun, po thërret njerëzit në telefon, tue u prezentue si ai.

Haradinaj ka ba të ditun se nji prej njerëzve që ky person ka telefonue, asht edhe ish-futbollisti Agim Cana, baba i ish-futbollistit Lorik Cana.

Haradinaj ka zbulue edhe numrin e telefonit të personit që po thirret në emnin e tij.

Ai ka ba thirrje që nëse dikush ka informacione për të, me informue Policinë e Kosovës.

 

Shperndaje në: