Kjo asht kërkesa e opozitës për m’u ba pjesë e dialogut me Serbinë

Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që Presidenti Hashim Thaçi mos me qenë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tash kur po afrohet edhe faza finale e tij.

Simbas opozitës, Kuvendi asht organi ma i naltë, i cili duhet me vendosë për këtë çashtje.

Vetëm mbasi që Thaçi të tërhiqet nga kryesimi i dialogut dhe Kuvendi me marrë rolin në këtë proces, opozita shprehet e gatshme me bashkëpunue rreth krijimit të nji konsensusi në raport me marrëveshjen finale që pritet t’arrihet me Serbinë.

Avdullah Hoti, shef i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha për Radion Europa e Lirë se dialogu duhet me u udhëhiqë nga institucionet e shtetit dhe si opozitë LDK kishte me dhanë kontributin e saj.

“Është e rëndësishme të ndërtohet konsensusi për qasjen që duhet të ndjekë shteti i Kosovës në dialog me Serbinë. Se kush duhet ta udhëheqë atë, kjo është e vendosur sipas Kushtetuës. Dialogu për tema të tilla udhëhiqet nga institucionet që kanë përgjegjësinë kushtetuese dhe përgjegjësi kushtetuese në këtë vend kanë vetëm Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, sepse burojnë nga votat e qytetarëve“, tha Hoti.

 

Shperndaje në: