Prokuroria e Durrësit cak i hajnave, vjedhen dokumente të randësishme!

Për herë të dytë mbrenda pak ditësh Prokuroria e Durrësit bahet shënjestër e grabitësve.

Mediat në Shqipni raportojnë se asht bastis gjatë natës prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nga persona të paidentifikuem që kanë hy në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej dokumente e materiale të ndryshme.

Policia ka nis hetimet mbasi ka konstatue vjedhjen mëngjesin e sotëm.

Denoncimi u ba nga pastruesja, e cila sapo ka mbrri në punë ka gjetë dyert e damtueme të prokurorisë.

Kujtojmë se më 8 Maj, u grabit me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit.

Autorët sulmuen postierin, por ende nuk janë identifikue dhe as nuk u mësue kurrë se cilat dokumente mungonin.

 

Shperndaje në: