Ky jaht luksoz u ndërtue për Sadam’in, por ai s’e përdori kurrë! (foto)

Madhështia e krevetit mbretnor në superjahtin e Sadam Huseinit, me çarçafë mëndafshi, mbas derës nji tualet i artë, dhe nji karrige berberi që pret.

Por diktatori i Irakut nuk e përdori kurrë “Basrah Breeze”, jahtin që u ndërtue për të në vitin 1981.

Pajisjet e tij tashma kanë me i gëzue kapitenët që udhëzojnë lundrimin në portin e Basrës, qyteti jugor.

Bashkë me thesaret e tjera të lana nga Sadami, i cili u rrxue me 2003, gjatë nji sulmi të drejtueme nga SHBA në Irak, dhe që u var tre vjet ma vonë për krime kundër njerëzimit, qeveritë që pasuen e patën të vështirë me gjetë se për çfarë kishin me përdorë jahtin.

Që kur Iraku e mori në 2010, mbas nji beteje gjyqësore dhe nji odiseje prej 3 dekadash jashtë vendit, ajo ka qenë kryesisht e ankorueme në Basra.

Pajisjet luksoze të jahtit dolën në shitje me nji çmim prej 30 milionë dollarësh.

 

 

Shperndaje në: