Kush po thotë se Kuvendi ka ‘degradue’ (foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, asht shpreh i paknaqun me punën e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thanë se Kuvendi ka degradue dhe ma nuk e ka kuptimin e vet.

Në këtë intervistë për gazetën Epoka e re, Lajçi ka theksue se Kuvendi nuk mundet me përmbushë agjendën legjislative.

Ai ka vlerësue se Kosova tash për tash po përballet me nji qeverisje të dobët e cila po përcillet me skandale dhe me vendime të damshme.

Lajçi ka deklarue se Vetëvendosja, me mbajtjen e tryezës së radhës, synon me definue seriozitetin për ranien e Qeverisë ose ndërpremjen e këtyne tryezave.

Simbas tij, mbajtja e tryezave pa efekt asht nji përpjekje boshe që ia zgjat jetën pushtetit.

 

alilajci

Shperndaje në: