Vdes nji person në Fushë-Kosovë, u rrxue nga ndërtesa ku po punonte

Nji person ka humb jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e ramjes nga nji objekt ku po kryheshin punime.

“Rreth orës 07:30 kemi marrë informacionin se në Fushë-Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia”, ka thanë Agron Borovci, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës për Indeksonline.

Me të marrë informacionin, policia bashkë me ekipin e mjekëve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe asht konstatue vdekja e viktimës.

“Policia ka fillue ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka inicue nji hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, ka shtue Borovci.

Duhet shtue se në Kosovë janë të shumta rastet kur persona të ndryshëm humbin jetën përderisa janë tue punue në objekte të nalta.

 

Shperndaje në: